Ndahet nga jeta picajoli shqiptar i kthyer në "ikonë" në Nju Xhersi
Shumë njerëz nuk shkonin në picerinë Benny Tudino të Shteteve të Bashkuara vetëm për copat e mëdha të picës, por edhe për picajolin shqiptar Bari Drishti.Deri në momentet e fundit, Drishti ishte vetë punonjës në picerinë e tij. Nëse dikush nuk kishte para për të paguar picën, ai gjithnjë ofronte copa falas, thotë djali i tij Edi Drishti.“Gjithnjë ka pasur zemër prej ari. Gjithnjë i përshëndeste njerëzit me buzëqeshje. Do të jetë një ikonë e pazëvendësueshme në Hoboken,” thotë ai.Bari Drishti, 77 vjeç, ndërroi jetë të enjten (3 shtator) pas 50 vjetësh punë në picerinë e tij në Ëashington Street. Ai është baba i tre fëmijëve, Edit, Arbendit dhe vajzës Rajmonda që jeton në Shqipëri.Shokët dhe familjarët e përshkruajnë atë si një person, jeta e të cilit sillej rreth familjes dhe biznesit të tij.Ai shpenzonte shumë kohë me 7 nipërit e tij dhe ishte shumë krenar për dy djemtë, të dy oficerë policie në Departamentin e Policisë së Hoboken në Nju Xhersi.Drishti gjithnjë ishte i pranishëm në piceri, pasi kërkonte të sigurohej që klientët trajtoheshin mirë, thotë djali i tij.I lindur nga prindër me origjinë italiane e shqiptare, Drishti emigroi në SHBA nga Shqipëria në vitin 1964. Atij i pëlqente edhe të këndonte, këtë e tregon një nga albumet e tij muzikore me emrin “Shkodra Ilire” e varur në murin e restorantit të tij.Pasi punoi për 3 vjet për të tjerët, ai kërkonte të ishte shefi i vetvetes, kështu që bleu një restorant.Sëbashku me bashkëshorten e tij Sofinë, punonin 16-18 orë në ditë, thotë djali i tij.Në vitin 1985, Drishti u dënua me 20 vjet burg pasi iu gjetën 1 kg heroinë në picerinë e tij, por bëri vetëm 11 vjet, kështu u lirua në vitin 1996.Kur bashkëshortja e tij vdiq në vitin 2004, Bariu mbeti i shkatërruar, tha djali i tij. “Duke punuar me orë të gjata dhe duke folur vazhdimisht me klientët e ndihmonin atë që të hiqte mendjen nga vdekja e saj”.Ndërsa lajmi për vdekjen e Bari Drishtit u përhap, miqtë dhe klientët e tij, shprehën keqardhje për këtë humbje edhe në rrjetet sociale.
