Vdekshmëria foshnjore, dyfishohen rastet e vdekshmërisë para lindjes

Vdekshmëria foshnjore para lindjes ka pësuar një rritje dramatike në 6 muajt e parë të ketij viti krahausuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Të dhënat shqetësuese vijnë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” dhe drejtuesit nënvizojne si shkak pakujdesinë e nënave të reja.Vetëm në gjashtë mujorin e parë të 2015 numri i vdekshmërisë foshnjore para lindjes është rritur krahasuar me një vit më parë.Shifrat zyrtare vijnë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku rezulton se ka 26 raste te vdekshmërise foshnjore, 14 më shume se një vit më parë nëtë njëjtën periudhë.Blenard Nonaj: "Po ti shikojmë në 2014-2015, më shumë kemi të rritur fëmijët që kanë bërë ekzitos brenda in-utero, janë të pa lindur”.Doktor Nonaj shpjegon se e kundërta ka ndodhur me rastet e vdekshmërisë foshnjore gjatë lindjes, pas lindjes dhe atyre perinatale, ku rastet nga viti në vit kanë ardhur në rënie.Ai nënvizon pakujdesinë e nënave si një nga shkaqet e vdekshmërisë foshnjore.[caption id="attachment_574596" align="alignnone" width="640"]marilda Në foto:Blenard Nonaj, drejtues i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”[/caption]Blenard Nonaj: “Janë disa arsye të ndryshme që mkund të jenë infeksione të ndryshme, diagnoza të ndryshme, mosndjekja e mirë e shtatzanisë nga nëna dhe personeli mjekësor”.Një rënie të ndjeshme sipas kreut të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” kanë pësuar edhe ndërhyrjet çezariane, të cilat rezultojnë në masën 34.5%.Ndërsa përsa i përket trendit të lindjeve, numri i tyre është gati i pandryshueshëm nga viti në vit. Ai varion nga 3077 deri në 3256 lindje në vit.TABELA  MBI VDEKSHMËRINË FOSHNJOREPARA LINDJES ( FETO MORTO)2013- 21 RASTE2014- 12 RASTE2015- 26 RASTEVDEKJET FILL PAS LINDJE (0-6 DITËSH)2013- 15 RASTE2014- 11 RASTE2015-9 RASTEVDEKJET PERINATALE2013- 37 RASTE2014- 25 RASTE2015-35 RASTE