Përleshja në Laç, 7 të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së premtes, 4 shtator 2015 në qytetin e Laçit pas një konflikti midis familjes Cali dhe asaj të deputetit të Partisë Socialiste Armando PrengaShtatë të plagosurit midis tyre edhe vëllai i deputetit Armando Prenga, Eduard Prenga 36 vjec , sipas mjekut që asistoi gjëndjen e tyre shëndetësore janë jashtë rrezikut për jetënMjeku i spitalit të traumës Agron Dogjani shpjegon se tre nga të plagosurit kishin marrë plagë të shkaktuara me armë zgjarr.Të shtatë të plagosurit kanë mbërritur në spitalin e traumës në Tiranë rreth orës 1.30 të mbrëmjes. Gjatë natës por edhe paradite në qëndrën spitalore ka pasur prani të larte të forcave piolicore."Eduard Prenga ka plagë me thikë, ka dëmtime në pulmonin e djathtë. Ndodhet në pavionin e kirurgjisë dhe nuk paraqet rrezik. 5 pjesëtarë të familjes Cali kanë mbërritur në spital. 3 prej tyre kanë goditje me mjetë të forta. Gjok Cali dhe Francesk Cali kanë lënë spitalin pasi kanë marrë mjekimin e duhur” tha mjeku.Ora News bisedoi me familjarët e familjes Cali të pranishëm në dhomën e familjarëve të plagosur, të cilët jashtë kamerave thanë se presin sqarime nga policia për motivin e ngjarjes. Ndërkohë 3 prej 7 të plagosurve lanë spitalin pas mjekimeve të rastit. [caption id="attachment_574319" align="alignnone" width="640"]mjeku te spitali traumes Ne foto : Mjeku[/caption]te plagos/Oranews.tv/