Monitorimi i trafikut, projekti 8.2 mln euro pezull, kamerat nuk funksionojnë
Projekti i Bashkisë së Tiranës me vlerë 8.2 milion euro për instalimin e kamerave që do të monitoronin trafikun ka mbetur pezull. Dy vite pas lançimit të projektit, kamerat janë aty, por vetëm si dekor. Bashkia thotë se po punon për vënien në punë.Dy vite më parë qyteti i Tiranës u projektua me një sistem që do ti jepte njëherë e mire fund një nga problemeve më të mëdha, trafikut të rënduar.“Të gjithë nyjet e trafikut në qytetin e Tiranës, 51 prej tyre si rezultat i këtij projekti do të përfitojnë njjë sistem të kontrolluar nga qëndra të operimit të tyre” do të deklaronte ish-kreu i Bashkisë Lulzim Basha me 31 maj 2012.Por që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Ministrisë së Financave dhe Bashkisë së Tiranës, me vlerën 8.2 mln euro, e deri në kontratën e lidhur me kompaninë italiane në 31 maj 2012, kamerat në kryeqytet kanë këtë pamje.
Kamerat që do të shërbenin për të matur sigurinë në akset e kryeqytetit dhe do të monitoronin trafikun, nuk janë veçse një dekor në rrugët e Tiranës.
Arsyeja lidhet me mungesën e një komande për monitorimin e trafikut nga ana e Bashkisë.Burime pranë Bashkisë Tiranë i thanë Ora News se funksioni i komandës për monitorimin e trafikut bëhet e mundur në sajë të Qendrës së Menaxhimit të Trafikut, që deri më sot nuk ka funksionuar.Autoritetet e Bashkisë konfirmojnë se janë duke punuar për ta vënë në punë.