Vendimi i kryesisë së PD: Brenda shtatorit të miratohet ligji i dekriminalizimit

 Ngjarja më e fundit me deputetin socialist, Armando Prenga, në Laç, ka bërë që Partia Demokratike të instistojë në kërkesën për përshpejtimin e votimit të ligjit për dekriminalizimin, draftin për të cilin tashmë e ka depozituar në Kuvend.Pas mbledhjes së Kryesisë së demokratëve, mbledhje e cila zgjati për rreth 3 orë me radhë, Basha kërkoi miratimin e ligjit brenda shtatorit.Ndërkohë pas mbledhjes së kryesisë kryetari demokrat Luzim Basha paraqiti planin opozitarBasha tha se opozita do të kërkojë largimin dhe marrjen si të pandehur të ministrit Tahiri, miratimin brenda shtatorit të draftiti të dekriminalizimit dhe paraqitjen e një pakete ekonomike.Opozita sipas liderit të saj po bëhet gati të dalë në protesta.1 - Largimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit dhe marrjen e tij si të pandehur nga akuza bazuar mbi provat e bëra deri më tani transparente, koka e bandave të drogës në jug. 2- Krijimin e hapësirave të nevojshme ligjore dhe institucionale për angazhimin dhe hetimin e rasteve të korrupsionit dhe lidhjeve kriminale të zyrtarëve të lartë, me ekspertë të kualifikuar ndërkombëtarë të agjensive të ligjzbatimit të vendeve europerëndimore".3- Aprovimin brenda shtatorit në parlament të ligjit për dekriminalizimit dhe largimin e menjëhershëm nga Kuvendi të kriminelëve, largimin e tyre nga pushteti vendor dhe administrata.4- Paketë emergjence për situatën ekonomike në vend dhe eksodinKreu i opozitës tha se situata është shumë e rëndë dhe la të kuptohet qartë rikthimin e protestave për largimin e qeverisëBasha: "Opozita do të përdorë të gjithë strategjitë. Sigurisht edhe protestat  si instrumenti më I fuqishëm dhe Sovran"Kryetari i PD-së tha se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve në këtë betejë ndërkohë garantoi se PD nuk bëhet pjesë e asnjë kulise që i vendos këto çështje në pazare.