Shtohen kontrollet në Laç, prani e madhe policore dhe një autoblindë në rrugë

Plagosja e 7 personave në hyrje të komisariatit të Laçit për pronësinë e Lagunes së Patokut ka sjellë drejt zones forca të shumta policie si edhe një autoblindë.Qyteti si dhe fshati Fushë Kuqe u vunë në shtetrrethim nga uniformat blu. Mjete të shumta kaluan në kontrollet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, por në zonë nuk munguan edhe forcat RENEA.Në hyrje të komisariatit qëndrojnë disa mjete të cilat qarkulllojnë vazhdimisht nëpër zone, ndërsa edhe porta ruhet me policë të armatosur me automatikë.Në udhëtimin drejt Patokut kalohet nëpërmjet një patrulle që kryen kontrollin e mjeteve apo përsonave të dyshuar si pjestarë të familjeve Cali e Prenga.Prej mëngjesit të së shtunës këto forca të Ndërhyrjes së Shpejtë mbajnë nën mbikqyrje segmentin drejt lagunes së Patokut.Lokali në pronësi të Gjergj Calit ku bëhet e ditur se ka nisur edhe konflikti qëndron i mbyllur, ndërsa ruhet nga një efektiv policie.Asnjë pjestar i familjes Cali nuk ndodhet në zonë, pasi ata kanë udhëtuar drejt Spitalit të Traumës ku kanë edhe familjarët e tyre të plagosur ose ndodhen të shoqëruar në komisariatin e qytetit të Laçit ku po merren në pyetje rreth konfliktit dhe ngjarjes së mbrëmshme.Rreth ores 13:00 drejt Fushë Kuqes kanë lëvizur të tjera forca policie dhe autoblindi i tyre.Nuk dihen motivet e këtij përqëndrimi të policisë në këtë zonë, por dyshohet për lëvizje të mundshme të pjestarëve të tjerë nga të dy familjet.Zona e Kurbinit vazhdon të mbahet nën mbikqyrjen e një numri shumë të lartë uniformash blu, ndërsa drejt saj kanë lëvizur edhe pjesa më e madhe e efektivëve të Komisariatit të Lezhës.[caption id="attachment_574794" align="alignnone" width="640"]siguria lac5 Forcat e sigurise te shtuara ne Laç[/caption][caption id="attachment_574795" align="alignnone" width="640"]siguria lac4 Forcat e sigurise te shtuara ne Laç[/caption][caption id="attachment_574796" align="alignnone" width="640"]siguria lac3 Forcat e sigurise te shtuara ne Laç[/caption][caption id="attachment_574797" align="alignnone" width="640"]siguria lac2 Forcat e sigurise te shtuara ne Laç[/caption][caption id="attachment_574798" align="alignnone" width="640"]forcat e sigurise lac1 Forcat e sigurise te shtuara ne Laç[/caption]