Veliaj: Bota mund të mësojë nga historitë e Shqipërisë me vëllazërinë e besimeve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori sot pjesë në ceremoninë mikpritëse të përfaqësuesve të Sant’Egidios, nga ku theksoi se Shqipëria është shembull i bashkëjetesës së komuniteteve fetare, ndërsa në botë shkohet në luftë për këtë çështje.Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Veliaj u tha të pranishmëve se Shqipëria e Tirana nuk janë vende perfekte, por janë vende që kanë mësime shumë të rëndësishme për njerëzimin.“Kemi xhaminë kryesore të Tiranës, kemi dy nga kishat kryesore, atë ortodokse dhe katedralen katolike, të gjitha brenda një kilometri katror, provë se në një botë e cila kryesisht për çështje fetare shkon në luftë, ne këtu në Tiranë, kryesisht për çështje të besimeve të ndryshme jetojmë në një paqe dhe harmoni perfektë”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës.