Qytetarët kursejnë energjinë, më pak shpërdorim
Aksioni i energjisë ka bërë që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në konsumin e energjisë elektrike dhe të mos e shpërdorojnë atë.Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë pjesës së parë të këtij viti, konsumi i energjisë nga familjarët është rritur me vetëm 2.3%, ndërkohë që vitet e mëparshme rritja ka qenë ndjeshëm më e lartëAksioni i qeverisë për energjisë ka detyruar qytetarët që të mos e shpërdorojnë energjinë elektrike.Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë pjesës së parë të këtij viti, ritmet e rritjes së konsumit të energjisë nga konsumatorët familjarë janë ngadalësuar.Në 6 mujorin e parë 2015, konsumi i energjisë nga familjarët u rrit me vetëm 2.3% nga 7.2% që ishte rritja në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 13.5% që ishte në 6 mujorin e parë të 2013-ës.Aksioni i qeverisë për energjinë nisi në tetor të vitit të kaluar. Ai synonte mbledhjen e detyrimeve të prapambetura dhe frenimin e shpërdorimit të energjisë elektrike, çka automatikisht do të çonte në ulje të konsumit. Shqipëria ka marrë angazhim përpara Bankës Botërore për ulje të konsumit të energjisë me 11% deri në vitin 2020.Aktualisht familjarët vijojnë të jenë konsumatorët kryesorë të energjisë elektrike në vendin tonë, sipas entit rregullator të Energjisë me 58% të totalit të konsumit.
/Oranews.tv/