Aksident në Shkozë, plagosen 5 persona, 2 prej tyre në gjëndje të rëndë

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur në Shkozë pasditen e së shtunës, ku një furgon për të shmangur përplasjen me motorin është ngjitur në trotuar duke aksidentuar dy këmbësore.Policia bën me dije se drejtuesi i furgonit është Agron Karaj rreth 50 vjeç.Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkozë pasditen e së shtunës.Në aksidentin në të cilin mbetën të plagosur pesë persona janë përfshirë një furgon, një biçikletë dhe një motor.Sipas dëshmitarëve okularë ka qenë parakalimi i gabuar i motorit ai që ka shkaktuar aksidentin e rëndë.Sipas policisë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, drejtuesi i furgonit është 50-vjeçari Agron Karaj i cili është shoqëruar në komisariat, ndërsa e plagosura në gjëndje të rëndë është Vjollca Zisi, rreth 45 vjeç.Ora News ka kontaktuar me mjekët e Spitalit Ushtarak në Tiranë, të cilët kanë konfirmuar se në gjëndje të rëndë janë dy këmbësoret të cilat kanë humbur gjymtyrët në aksident, ndërsa personat e tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.[caption id="attachment_574553" align="alignnone" width="640"]shkoze1 Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_574552" align="alignnone" width="640"]shkoze2 Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_574551" align="alignnone" width="640"]shkoze3 Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_574550" align="alignnone" width="640"]shkoze4 Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_574549" align="alignnone" width="640"]shkoze5 Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_574548" align="alignnone" width="640"]shkoze6 Nje i plagosur[/caption]