Zjarret në Kukës, Emergjenca Civile: S’ndërhyjmë dot nga toka. Reagon Bashkia
Një zjarr masiv i aktivizuar prej tre ditësh në Qafë-Komi, në Surroj të Kukësit, ka shkaktuar dëme të mëdha duke djegur plotësisht qindra hektarë me pisha dhe ah.Situata është paraqitur më problematike ditën e shtunë për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për të ndërhyrë nga toka për shuarjen e flakëve.Emergjencat Civile: Kërkojmë ndihmë nga ajriNë këto kushte, Shtabi i Emergjencave ka kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri në mënyrë që të vihet nën kontroll zjarri por që deri në orët e pasdites së të shtunës nuk ka ardhur asnjë ndihmë.Bashkia Kukës: I papreçedentë indiferentizmi i Shtabit të EmergjencaveNdërkohë Bashkia Kukës përmes një komunikate ka reaguar ndaj situatës së krijuar.“Bashkia po ndjek me shqetësim situatën e shkaktuar nga zjarret në pyjet e Qaf-Komit dhe alarmin e banorëve të cilëve po u rrezikohen shtëpitë” thuhet në komunikatën për media.Ndër të tjera komunikata thekson shqetësimin jo vetëm për situatën e zjarreve që sipas Bashkisë janë të qëllimshme, por indiferentizmi i papreçendetë i Shtabit të Emergjencave Civile në Prefekturë, por edhe në qendër si dhe të institucioneve të tjera përgjegjëse për shërbimin pyjor.Bashkia Kukës në komunikatë bën të ditur se nga nga ana e saj ka marrë masa të mënjëhershme duke angazhuar jo vetem burime njerëzore, por edhe materiale.Keshtu, jane informuar ne kohë institucionin i Prefektit dhe te gjitha institucionet e tjera si shërbimi zjarrëfikës, policia, spitali etj.Në bashkëpunim me kompanitë sipërmarrese me aktivitet në Surroj e Kolsh,janë vënë ne dispozicion për shuarjen e zjarreve dhe kanë punuar prej tre ditësh tre fadroma e mjete të tjera.“Bashkia ka krijuar fondin e emergjencës për këtë situatë me të cilin janë blerë paisje e vegla pune dhe një sasi e konsiderueshme tubash për agurimin e ujit. Administrata e njësive vendore në Surroj e në Kolsh në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ka punuar dhe po punon për shuarjen e zjarreve. Bashkia Kukes u bën thirrje të gjithe institucioneve shteterore për vleresimin e situatës të dalë jashtë kontrollit dhe marrjen e masave te menjehershme për të eliminuar vatrat e zjarrit që po kthejne pyjet në zona të shkreta. Situata është shumë e renduar”, përfundon komunikata e Bashkisë Kukës.Brigada zjarrëfikëse në Kukës, ka vetëm një automjet për shuarjen e zjarreve dhe pak zjarrëfikës të cilat janë gjendje pune për ndërhyrje në qytetin e Kukësit dhe zonat përreth.Sipas Shtabit të Emergjencave për shkak të terrenit tepër të vështirë në zonat e thella malore,ekipi i zjarrëfikës e ka të pa mundur të ndërhyjë nga toka.Ndërkohë, java e parë të muajit shtator shënoi një rritje të rasteve të raportuara nga banorët e zonave të rënies së zjarreve.Rasti më i fundit ishte në Shishtavec, ku kullota dhe disa parcela me patate u shkrumbuan nga flakët e zjarrit për shuarjen e të cilave u desh ndërhyrja e dy zjarëvikëseve të Krushevës nga Kosova, zonë e afërt me Shishtavecin.Në qarkun e Kukësit në dy muajt e fundit janë vërejtur mbi 30 vatra zjarri, që në shumicën e rasteve kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur dhjetra hektarë pyje.