“Thurje” protestë para Kryeministrisë, thirrje Ramës: Ul taksat e naftës!

Aktivistë të nismës 'Thurje' protestuan sot para Kryeministrisë për uljen e taksave të naftës.Protestës iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë përmes borive të automjeteve të tyre, por edhe parullave me kërkesën: Ul taksat e naftës!Në broshurat që mbanin në duar nuk mungonin edhe tarifat e naftës në vendet e rajonit, Europes por edhe botes, duke bërë kështu një krahasim me Shqipërinë.Në një postim në fb në përfundim të protestës, nisma “Thurje” shkruan se: “Ky eshte fillimi dhe nje fillim i mbare.Urojme qe Kryeministri ti degjoje me vemendje borite e qytetareve dhe te reflektoje per taksat e naftes. Vazhdojme...”3 2 1 11 10 9 8 7 6 5 4