Plazhi i Shëngjinit ka ende pushues, shumë të ardhur nga Kosova

Moti me diell ka favorizuar zgjatjen e sezonit turistik në Shëngjin. Pastërtia e plazhit, qetësia dhe çmimet e arsyeshme kanë ndikuar në frekuentimin e plazhit edhe në ditët e para të shtatorit, ku vizitorët më të shumtë janë nga Kosova.Plazhi i Shëngjinit vijon të ketë pushues të shumtë edhe pse jemi drejt fundit të sezonit turistik.Të favorizuar edhe nga moti me diell pushuesit më fanatikë që kryesisht vinë nga Kosova, vazhdojne te jene prezent.Për ta muaji shtator është periudha më e mirë për pushime, pasi edhe çmimet janë me të ulëta se në kulmin e sezonit turistik.Duke parë fluksin e lartë të pushuesve, njesia administrative e Shëngjinit po punon për ofrimin e shërbimeve cilësore për turistët.I kontaktuar nga Ora News, administratori Tonin Uldedaj thekson se puna për pastrimin e bregdetit vijon çdo ditë dhe puna nuk do të ndalet deri në largimin e pushuesit më të fundit.