Policia: Përplasja s'ndodhi brenda komisariatit. S'është konfirmuar ende nëse Prenga qëlloi me pistoletë

Shefi i Komisariatit të Kurbinit Nik Nikollaj hedh poshtë akuzat e PD-së se përplasja ka ndodhur brenda në ambientet e komisariatit.Në një deklaratë për median nga policia e Shtetit, (5 shtator 2015)  ai tha se ka prova filmike që vërtetojnë se konflikti ndodhi jashtë.Ai shtoi se nuk është konfirmuar ende nëse ka qëlluar me armë apo jo deputeti Armando Prenga.Sipas policisë deri tani është vërtetuar se Armando Prenga ka plagosur me qytën e pistoletës vetëm shtetasin Gjok Cali.“Vendi i ngjarjes, ku ka ndodhur konflikti mes personave të arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ndodhet jashtë ambjenteve të Komisariatit të Kurbinit. Vendi i ngjarjes është i administruar me prova shkencore, përfshirë materiale filmike dhe fotografike, të referuara në Prokurori."Pyetja: Deputeti Armando Prenga akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, kë  person ka plagosur dhe me çfarë mjeti ka plagosurShefi i komisariatit: Nga veprimet e kryera deri tani ka plagosur me qytë pistolete shtetasin Gjok Cali.Pyetja:  A ka qëlluar me armë zjarri shtetasi Armando Prenga?Shefi i komisariatit:  Nga veprimet e kryera deri tani nuk është konfirmuar nëse ka qëlluar apo jo. Provat shkencore do të ekzaminohen në laborator.Pyetja:  A ka pasur informacion për konfliktin mes dy familjeve ?  A kuzohet për armëbajtje pa leje. Ka përdorur armën me leje nga Parlamenti apo një armë tjetërShefi i komisariatit:  Në lidhje me konfliktin mes dy familjeve në komisariatin e Kurbinit nuk është regjistruar asnjë lloj kallzimin penal. Sa i takon armëmbatjes pa  leje provat shkencore balistike janë dërguar në laborator. Pasi të kryhen ekzaminimet mund të përcaktohet nëse është arma që dispononte me leje apo armë pa leje /Oranews.tv/