Zjarr në Rubik, digjet një sasi e konsiderueshme me pyje
Dy vatra te fuqishme zjarri janë shfaqur pasditen e së premtes në zonen e Rubikut, ndërsa njëra prej tyre vazhdon ende duke rrezikuar edhe banesat në lagjen Perlajaj të këtij qyteti.Fillimisht flakët e zjarrit janë shfaqur në afrësi të shkollës së mesme të qytetit rreth orës 16:00, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangjen e rrezikut për banesat aty pranë. Por vetem pak minuta më vonë një zjarr i fuqishëm i pikas në masivin pyjor me pisha në lagjen "Përlalaj" të Rubikut, ndërsa në alarm janë vënë edhe banesat aty pranë.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikësve, por terreni i vështirë e ka ka bërë të pamundur ndërhyrjen. Ata janë vendosur pranë banesave që rrezikohen për të shmangur rrezikun, ndërsa zjarri vijon prej disa orësh dhe është përhapur në një sipërfaqe mjaft të madhe. Për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve Shtabi i Emergjenaceve në prefekturen e Lezhës ka kërkuar ndëhmnë e ushtrisë të cilët pritet që të mbërrijnë në zonë në një kohë sa më të shpejtë.Nga të dhënat e para në të dy rastet flitet për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Deri tani janë shkrumbuar mbi 10 hektarë pyll me pisha, ndërsa dëmet në këtë masiv pyjor janë të parikuperushme për faktin se e gjitha zona ka qenë e paprekur më parë nga zjarret.

