Tatimorët në terren nga e hëna, Dilaveri nga Elbasani: Zero tolerancë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2015, 15:06
Aksioni ndaj informalitetit ka mobilizuar vetë drejtuesit e Drejtorisë së Përgjishme të Tatimeve, të cilët kanë zbritur në rrethe për të instruktuar inspektorët.Numri dy i tatimeve Flobens Dilaveri ka mbledhur inspektorët, të cilëve u ka kërkuar që të mos tolerohet asnjë biznes informal, që në rang qarku përbëjnë 30- 50%.Inspektorët e tatimeve, së bashku me të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoriatit të Punës, në aksionin që pritet të nisë të hënën e 7 shtatorit do të dalin në terren nga ora 08.00 deri 20.00.Urdhri është që të mos neglizhohet asnjë rast si për regjistrimin e biznesit, apo punëtorëve, pajisja me kasa fiskale e deri tek lëshimi i kuponit tatimor.
/Oranews.tv/