PD padit në prokurori Vangjush Dakon për djegien e mbetjeve në Porto Romano
Kryetari i Partisë Demokratike Durrës,Osman Stafa depozitoi sot, 4 shtator 2015, pranë prokurorisë së rrethit një padi kundrejt kryebashkiakut Vangjush Dako për akuzën e shpërdorimit të detyrës, dëmtim të shëndetit dhe dëmtim të ambientit.Bëhet fjalë për gjendjen e mbetjeve urbane në zonën e Porto Romanos, për të cilën kreu i demokratëve durrsakë pak ditë më parë ishte pikërisht në këtë zonë duke denoncuar gjendjen e tyre.Pas dorëzimit të dosjes përkatëse Osman Stafa tha se përgjegjës për situatën e krijuar në Porto Romano, është titullari i bashkisë Vangjush Dako."PD depozitoi denoncimin për ndotje të ambientit, dëmtim të shëndetit dhe shpërdorim detyre. Është në vijim të denoncimit që kemi bërë në lidhje me djegien e mbetjeve urbane në Porto Romano, bazuar në shqetësimin e banorëve. I takon prokurorisë të hetojë"- tha kreu i PD-së së Durrësit.Djegia në ambient të hapur e mbetjeve urbane ka qenë gjithmonë prezente në zonën e Porto Romanos, ndërkohë që pritet lëvrimi i fondeve për ndërtimin e landfillit të Manzës. [caption id="attachment_573845" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Osman Stafa[/caption] /Oranews.tv/