PD dorëzon në Kuvend pr/ligjin: Fund të inkriminuarve në administratë

Partia Demokratike,  ka dorëzuar zyrtarisht në kuvend, ligjin për dekriminalizimin  e institucioneve shtetërore,  bashkë me projkligjin për amendimin e Kushtetutës,  në funksion të këtij qëllimi.Nisma ligjore e demokratëve, synon jo vetëm të pengojë përfshirjen  e  personave me rekorde kriminale në institucionet shtetërore dhe poltike, por dhe të ndërpresë mandatin për zyrëtarët apo të zgjedhurit aktual. Oerd Bylykbashi: "Ky ligj i hap rrugën largimit të menjëhershëm të kriminelëve nga Parlamenti, pushteti vendor dhe çdo funksion publik si dhe ndalon kandidimin e tyre në të ardhmen. "Në projekt-ligjin, e  ngjashëm me modelin Italian, demokratët rendisin të gjitha  kategoritë e krimeve, kryrja e të cilave të përjashton nga mundësia për t’u zgjedhur në kuvend apo për tu emëruar në institucionet shtetërore35Demokratët kërkojnë ngritjen e një strukture pranë Prokurorisë së Përgjithshme që do të verifikojë çdo kandidat dhe zyrtarë të lartë. Nëqoftëse të zgjedhurit e popullit apo zyrtarët e emëruar, rezultojnë me të shkuar problematike,  mandati i tyre ndërpritet.345Në ligj demokratët kërkojnë gjithashtu, bërjen e testit të droges për cdo funksionar publik.65Partia Demokratike thekson se ky ligj përmban ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe i referohet praktikave më të mira europiane, ndaj ata kërkojnë nga mazhoranca votimin e  tij  për ti dhënë fund sipas tyre degradimit të  mëtejshëm të nivelit të përfaqësimit të shqiptarëve.

Deklarata për shtyp e Oerd Bylykbashit

[caption id="attachment_573813" align="alignnone" width="640"]bylkybashi Ne foto : Oerd Bylykbashi[/caption]/Oranews.tv/