Arrestohet babai i vëllezërve Aliko, ish bashkëshortja e denoncoi për dhunë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2015, 16:09
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Adil Alikon, nga Lazarati, babanë e dy vëllezërve Aliko të akuzuar për vrasjen e specialit të RENEA-s Ibrahim Basha.46-vjeçari është arrestuar pas denoncimit nga ish bashkëshortja për dhunë. Adil Aliko u arrestua në Kakavijë teksa kthehej nga Greqia, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes R.P që datonte më 28 gusht.Çifti Aliko ishin ndarë prej kohësh por jetonin në të njëjtën vilë, në kate të ndryshme të saj./Oranews.tv/