Dorëheqja e presidentit të Guatemalës pritet me festë nga qytetarët
Vendimi historik i presidentit të Guatemalës Otto Perez Molina, për tu dorëhequr, është pritur me ceremoni festive në të gjithë vendin.Vendimi i Perez për tu larguar nga pushteti erdhi vetëm 3 ditë përpara se qytetarët të votojnë për presidentin e ri. Perez do të përballet tashmë me akuzat për korrupsion dhe përvetësim të pronave shtetërore.Qindra persona u mblodhën në sheshin kryesor të kryeqytetit, përpara Pallatit Kombëtar që është edhe simboli më i fuqishëm i shtetit, duke shprehur kënaqësinë e tyre për dorëheqjen e papritur."Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ne sepse e dinim të gjithë në cfarë niveli korrupsioni ishte zhytur ai" thotë Araceli Estevez, një banore."Pa përdorimin e forcës por thjesht me presion dhe të vërtetën, ne arritëm të largojmë presidentin dhe zëvëndësin e tij", thotë Teddy Posadas, një tjetër banor.Pas vendimit të një gjykate për ta arrestuar, Otto Molina vendosi ti vetëdorëzohet autoriteteve. Ai përballet me akuza për korrupsion, për marrje ryshfeti dhe dhurata të cmuara nga kompani të mëdha, që kërkonin në këmbim shmangie të taksave doganore.Dorëheqja e Molinës u parapri në muajin maj nga dorëheqja e zëvëndëses së tij, Roxana Baldeti, e cila tashmë është prapa hekurave.