Brenda 4 ditësh janë regjistruar 2500 biznese në QKR
Aksioni kundër informalitetit ka sjellë fluks të bizneseve që regjistrohen. Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Vasilika Vjero deklaroi se vetëm gjatë gushtit janë regjistruar 4 mijë e 800 biznese ndërsa vetëm në katër ditët e para të shtatorit janë regjistruar 2.533 biznese .Ndërkohë që i bëri apel bizneseve që të vijojnë të formalizohen.Vasilika Vjero: Vetëm gjatë muajit gusht janë regjistruar 4800 biznese ose 6.8 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në ditët e para të shtatorit janë regjistruar 2500 biznese apo 2 herë më shumë se 2014.Drejtorja e QKR-së deklaroi se rritje ka pasur edhe regjistrimi i kompanive të huaja, që sipas saj në 9-mujorin e fundit ka treguar një prani prej 19 për qind.Vasilika Vjero: Është rritur me 19% prezenca e kompanive të huaja qe veprojnë sot në Republikën e Shqipërisë.Për të ulur radhët e gjatë drejtuesja e QKR-së ftoi bizneset që të regjistrohen on-line. Sa i përket ç’regjistrimeve, numri i bizneseve të ç’regjistruara në QKR për periudhën Janar – Gusht 2015 është ulur me 2.3 %, krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2014.[caption id="attachment_573879" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Vasilika Vjero[/caption]/Oranews.tv/