Harmonia fetare e kthen Tiranën për 3 ditë në kryeqendrën botërore
Për tre ditë me radhë Tirana do të jetë kryeqendra botërore e paqes. I zgjedhur si kryeqendra e harmonisë fetare kryeqyteti do të presë 4 mijë klerikë, politikanë filozofë dhe studiues. Sipas ministrit të Mirëqënies Sociale evenimenti do të shërbejë edhe për kurrikulat mësimore.Harmonia fetare dhe dialogu do ta rikthejnë edhe njëherë Tiranën në qendrën e botës për tre ditë. Krerë të besimeve fetare nga e gjithë bota do të mblidhen në Tiranë në takimin e 28-të Ndërkombëtar për Paqen" në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të Luftës së Fundit në Ballkan.Në një moment kur bota përballet me ngjarje të rënda si lufta në Siri dhe Irak dhe kërcënimi i ISIS-it, ky takim do të japë mesazhe paqeje dhe që do të përdoret edhe për kurikulat e shkollave.Blendi Klosi: Kemi menduar që të gjitha fjalët që do të thuhen, të gjitha mesazhet që do jepen, çdo ngjarje e dëshmuar apo çdo debat që do të ndodhë në atë sallë do të përgatitet si një material studimor për arsimin tonë të të gjitha niveleve.Takimi organizohet nga Komuniteti "Sant'Egidio", në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe qeverinë shqiptare, dhe ku krerët e botërorë të besimeve fetare, do të dialogojnë dhe do të luten për paqePërfaqësuesi i komunitetit Sant Egido: "Paqja nuk është fundi i luftës por, është bashkëpunim i përditshëm. Një nga arsyet kryesore pse zgjodhëm Shqipërinë është harmonia fetare, dhe bashkëjetesa aq e natyrshme mes feve të ndryshme që ndodh në vendin tuaj"Takimi që do të nisë në 6 shtator për herë të parë u organizua në 27 tetor të vitit 1986 nga Papa Gjon Pali II në Assisi të Italisë