Zonat e Lira Ekonomike, Ahmetaj: Shifra e kapitalit vendos fituesin

Shifra e kapitalit do të jetë vendimtare  në përzgjedhjen e sipërmarrësve fitues për zonën e lirë ekonomike të Spitallës qe renditet më e madhe ndër tre zonat e lira të përcaktuara nga qeveria. Ministri Arben Ahmetaj ka prezantuar para grupeve të interesit proçedurat ndërkohë që afati i konkurimit mbyllet në 28 tetor.Arben Ahmetaj: Në 28 tetor, 65 ditë pas publikimit në bazë të ligjit, propozimi i plan biznesit, pra shumë e investimit 50 pikë.Por përfaqësuesja e BERZH Egla Ballta u shpreh se koha e lënë në dispozicion është shumë e shkurtër kur behet fjale per  investime shumë të mëdha.Egla Ballta: Mendoj që është kohë e pamjaftueshme për një projekt kaq të madh që të bëjë plan biznesi dhe të ketë të identifikuara burimet e financimit.Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka deklaroi se rajoni ofron proçedura shumë konkuruese  për zonat e lira ekonomike në krahasim me Shqipërinë.Nikolin Jaka: Qoftë Maqedonia, qoftë Kosova, qoftë Mali Zi, qoftë Serbia nga informacionet që ne kemi marrë kanë oferta më të mira për bizneset.Pavarësisht se qeveria i ka cilsuar zonat e lira ekonomike si mundësi shumë të fuqishme për zhvillimin ekonomik dhe për punësimin në Shqipëri  prej një dekade ky koncept nuk ka funksionuar.