PD: Meta të dorëhiqet, prokuroria të hetojë, LSI: Opozita bëri autogol

PD deklaroi sot se Kryeministri Edi Rama po përpiqet të fshehë aferën ku është përfshirë kreu i Kuvendit.Deputetja Jorida Tabaku kërkoi nga Prokurpori i Përgjithshëm nisjen e menjëhershme të hetimeve bazuar në shkrimin e botuar nga agjensia e lajmeve BIRN. Por më parë Tabaku përsëriti kërkesën e opozitës se Meta duhet të japë dorëheqjen.Gjithashtu Tabaku bëri publike dhe dokumentet zyrtare të avokatëve të qeverisë ku  sipas saj, deklarohen faktet per rryshfetet e dhena nga DIA per ish-kryeministrin Meta.Reagon LSIPërmes një postimi në facebook deputetja e LSI-së, Silva Caka u shpreh se opozita është e specializuar në bërjen e autogolave."Dhimbje per opoziten dhe pozicionimin humoristik te saj... opozita e specializuar ne berjen e autogolave. Me impresionon besimi i verber i opozites te qeveria!!!" shkruan ajo. [caption id="attachment_573760" align="alignnone" width="640"]Dokumentat zyrtare te avokateve te qeverise ku deklarohen faktet per rryshfetet e dhena nga DIA per ish-kryeministrin Meta-2 Dokumenti i vene ne dispozicion nga PD[/caption] [caption id="attachment_573759" align="alignnone" width="640"]Dokumentat zyrtare te avokateve te qeverise ku deklarohen faktet per rryshfetet e dhena nga DIA per ish-kryeministrin Meta-1 Dokumenti i vene ne dispozicion nga PD[/caption] Deklarata e deputetes Jorida Tabaku PD-sëSkandali i rryshfetit të Ilir Metës u thellua dhe mori më shumë erë nga përpjekja e Edi Ramës për ta mbuluar, edhe pse reagimi i Kryeministrit është i thatë, sa për të larë gojën.Me anë të zyrës së tij, Edi Rama u mundua të komunikonte se avokatët e qeverisë në zyrën e arbitrazhit në Vjenë nuk paskan përmendur emrin e Ilir Metës si përfitues të rryshfeteve në shuma të mëdha.Po çfarë kanë deklaruar zyrtarisht në fakt, të zezë mbi të bardhë Oliver Seyd dhe Tim Schreiber, avokatët e qeverisë shqiptare në dokumentin zyrtar drejtuar Arbitrazhit të Vjenës me datë 30 qershor 2015: Ata janë shprehur si më poshtë:DIA ka marrë miliona euro nga CEZ në atë kohë, dhe i ka justifikuar këto shuma për rryshfete për zyrtarë të lartë, përfshirë një ish-kryeministër i cili ka qenë nën akuzë më parë për korrupsion.Agjensia ndërkombëtare e lajmeve BIRN që botoi këtë skandal ka arritur në konkluzionin se ish-kryeministri që përmendin avokatët e qeverisë, i cili ka qenë nën akuzë më parë për korrupsion, është Ilir Meta.I gjithë hetimi bazuar edhe në deklaratat e mëparshme të CEZ para autoriteteve shqiptare, con ashtu siç e kanë pranuar zyrtarisht avokatët e qeverisë shqiptare, tek Ilir Meta.BIRN flet edhe për rrethana të tjera, që e lidhin Ilir Metën me DIA-n, si përshembull vajtjen e tij deri në Pragë në zyrat qendrore të CEZ për të lobuar që DIA, kompania që ka shpërndarë rryshfete, të kontraktohej për mbledhjen e borxheve dhe shërbime të tjera.Dokumente të siguruara nga BIRN, dhe të publikuara në një shkrim të datës 3 qershor 2015, tregojnë se ish drejtori i përgjithshëm i CEZ Shpërndarje, Josef Hajsek ka konfirmuar se Kastriot Ismailaj u rekomandua nga Ilir Meta, i cili u ofrua si garant i marrëveshjes.Këto janë faktet, kjo është e vërteta.Të tjerat janë përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar këtë skandal.Ngjarja është e rëndë dhe kërkon hetim të menjëhershëm e serioz nga Prokurori i Përgjithshëm.Por kjo mund të arrihet vetëm pas dorëheqjes së Ilir Metës nga posti i numrit dy të vendit, dhe dorëzimin e tij para drejtësisë si qytetar i thjeshtë.jorida silva/Oranews.tv/