Fier, nuk ka gjak për talasemikët, mungojnë dhuruesit gjatë verës
Mungesa e dhuruesve vullnetarë të gjakut, ka krijuar një situatë alarmante te banka e gjakut në Fier. Sasia aktuale përdoret për urgjencat, ndërkohë që rrezikohen të sëmurët talasemikë.Talasemikët në zonën e Myzeqesë po vuajnë mungesën e gjakut si pasojë e rënies së numrit të dhuruesve. Mjeku i bankës së gjakut në Spitalin Rajonal Fier Dashamir Banaj, pohon se me sasinë aktuale plotësohen nevojat imediate të krijuara nga urgjencat.Dashamir Banaj, mjek i Bankës së Gjakut në Spitalin e Fierit: Është domosdoshmëri për plotësimin me gjak për talasemikët në zonën e Fierit. Mungojnë donatorët apo dhuruesit e gjakut.Për shkak të temperaturave të larta, por edhe stinës së pushimeve, dhuruesit e gjakut kanë qenë thuajse inekzistentë, por nevojat e talasemikëve të mëdhaDashamir Banaj, mjek i Bankës së Gjakut në Spitalin e Fierit: Nevojat për gjak, me ato që ne posedojmë janë shumë shumë herë më të mëdha, dhe nuk arrijmë t’i ndihmojmë dot të gjithë të kësaj shtrese.Gjaku i grumbulluar pranë Spitalit Rajonal Fier dërgohet në bankën e gjakut pranë spitalit të Lushnjes, pasi aty kryhet transfuzioni për rreth 300 të sëmurë talasemikë.