Hungari, humb jetën emigranti pakistanez pas bllokadës nga policia

Një emigrant ka humbur jetën gjatë bllokadës me Policinë në Bicske. Viktima është një pakistanez rreth 50 vjeç, i cili ka rënë në kokë në shinat e trenit gjatë bllokadës.Qindra emigrantë të bllokuar prej ditësh në stacionin hekurudhor të Budapestit kanë lënë stacionin dhe janë nisur në këmbë për të arritur në Austri.Grupi tashmë po drejtohet autostradës Budapest- Vjenë, dhe policia e cila po shoqëron grupin e emigrantëve ndalon trafikun në momentin kur ata kalojnë.Me çantat personale në duar ata kanë lënë stacionin dhe kanë nisur rrugëtimin drejt Vjenës, një distancë 240 km larg shkruan ANSA.Shpallet gjendje e jashtëzakonshme-Hungaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të krizës së klandestinëve. Parlamenti i vendit ka vendosur me shumicë votash një paketë të re ligjesh që forcon masat kundër emigrantëve. Ndërkohë që ka hequr dorë nga dërgimi në kufi i forcave të ushtrisë. Masat po ashtu parashikojnë një dënim prej 3 vitesh burg për cdo person që kalon kufirin në mënyrë ilegale nga Serbia drejt Hungarisë. Ndërkohë klandestinët janë revoltuar për shkak të sjelljes së autoriteteve janë nisur drejt Austrisë më këmbë. Më parë praga dhe Bratisllava zyrtare dolën kundër kuotave për ndarjen e klandestinëve2BF8112000000578-3222045-image-a-42_1441374561898 2BF7C96600000578-3222045-image-a-53_1441375062092 2BF802CC00000578-3222045-image-m-58_1441375093605 2BF81E1000000578-3222045-image-a-50_1441374641457 2BF80DFC00000578-3222045-image-a-57_1441375081708 2BF78B3100000578-3222045-image-a-40_1441366814823 2BF78BCA00000578-3222045-image-a-41_1441366843233 2BF78BF900000578-3222045-image-a-64_1441370132169 2BF78BE700000578-3222045-image-a-60_1441369898708 _85370144_595de17b-4aa8-4762-a1b5-9a5fbadff125 _85372017_e7bda625-49d1-49ef-b9a3-59c46b93ca45 _85370142_85370138Emigrantet kaluan natën në stacionQindra emigrantë e kanë kaluar sërish natën në stacionin e trenit në Budapest, duke fjetur në shinat apo edhe brenda në tren, të rrethuar nga policia e duke refuzuar vazhdimisht të strehohen në kampet e posaçme të ngritura për ta.Burra e gra, por mes tyre edhe fëmijë, kanë protestuar që në orët e para të mëngjesit me pankarta nëpër duar të shkruara në anglisht: “Jo kampe, jo ujë, jo ushqim, vetëm liri, nisni trenat”.Pas dy ditësh, treni i parë u nis këtë të premte drejt Austrisë me 2 mijë emigrantë në bord.Hungaria ka kërkuar që të gjithë emigrantët, një për një duhet të regjistrohen sipas rregullave të Bashkimit Europian por shumica e tyre refuzojnë me frikën se do të rikthehen sërish në Hungari nëse më vonë kapen nga policia në perëndim.Një ditë më parë, kryeministri hungarez Viktor Orban nuk i shmangu kritikat për Europën dhe Gjermaninë, duke theksuar se europianët po rrezikojnë të shndërrohen në minoritet në vetë kontinentin e tyre, duke mbrojtur linjën e fortë që vendi i tij po ndjek për çështjen e emigrantëve.Nga fillimi i 2015-ës, në Hungari kanë hyrë 140 mijë emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.