OKB thirrje BE: Strehoni 200 mijë refugjatë. Britania gati të marrë 4 mijë

OKB ka drejtuar sot një apel të qartë për Europën, duke i kërkuar të pranojnë 200 mijë refugjatë si pjesë e strategjisë së përbashkët për të përballuar fluksin e emigrantëve.Antonio Guterres, kreu i Agjencisë për rëfugjatët pranë OKB-së, tha se BE duhet të mobilizojë të gjitha forcat e saj, duke e konsideruar këtë një moment deçiziv.Guterres nxit Europën të ndërtojnë streha të përshtatshme për azil-kërkuesit, sidomos Greqia, që është edhe impakti i parë i klandestinëve me Europën.Kriza e emigrantëve, më e madhja në Europë që pas L.II.B do të jetë në fokus të takimit të liderve europianë më 14 shtator.Ndërkohë Britania e Madhe ka dekluar se do të jetë shtëpi dhe strehë për 4 mijë refugjatë sirianë.Kjo ka qënë deklarata e kryeministrit britanik David Cameron, në përgjigje të përkeqësimit të krizës humanitare të klandestinëve.Por kreu i qeverisë britanike saktësoi se këta klandestinë do të mbërrijnë në Britani nga kampet e ngritura nga Kombet e Bashkuara në Siri dhe jo nga mijëra emigrantë që aktualisht udhëtojnë nëpër Europë.Pas takimit me homologun e tij portugez, Cameron tha se Britania e Madhe e ndjen si përgjegjësi morale të ndihmojë për një zgjidhje. Britania do të veprojë me "kokë dhe me zemër" tha kryeministri Cameron. /Oranews.tv/