Tragjedia, Ajlan dhe i vëllai varrosen në Kobani

Dy vëllezërit e mitur, të cilët një ditë më parë u gjetën të pajetë në brigjet e Bodrumit në Turqi, Ajlan dhe Galip, janë varrosur pranë nënës së tyre, në qytetin e lindjes, në Kobani të Sirisë.Babai i tyre, i vetmi i mbijetuar gjatë rrugëtimit nga Greqia drejt Turqisë, Abdullah Kurdi, i braktisi përfundimisht planet për tu larguar nga vendlindja.Ndërsa tërhoqi trupat nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Turqi, teksa rrëfeu udhëtimin e vdekjes për familjen e tij, babai shpërtheu në lot ndërsa tha se dy djemtë e tij, ishin fëmijët më të mrekullueshëm në botë, ashtu sic është cdo fëmijë për prindin e tij”“Ai donte të shkonte në Europë për shkak të fëmijëve” tha Xhaxhai i djemve.Pas tragjedisë autoritetet kanadeze i kanë ofruar nënshtetësinë për tu bashkuar me motrën e tij por babai i dy vogëllushëve e ka refuzuar duke thënë se e vetmja gjë që do të bëjë është vetëm të qajë pranë varrit të tyre dhe gruas së tij.Ndërkohë mbarë opinioni publik vazhdon të jetë i prekur dhe shokuar nga tragjedia e një dite më parë, ku vogëlushi Ajlan u gjet i pajetë në breg të detit.2BF6E24E00000578-3222135-Aylan_Galip_and_Rehan_s_coffins-a-27_1441360162301 2BF6CDFF00000578-3222135-Grief_Abdullah_Kurdi_weeps_as_he_arrives_in_Kobane-m-26_1441360158384/Oranews.tv/