Padit 8 Kryeministrat pas ’90, qytetari: Kanë dëmtuar e shkatërruar vendin

Një ngjarje e rrallë është shënuar në Durrës, ku një qytetar ka paditur në prokurori 8 Kryeministrat e vendit pas viteve ‘90. Për pensionistin, Nikoll Prenga, 8 krerët e qeverisë kanë dëmtuar vendin për 25 vite, duke shkatërruar uzina, fabrika dhe rritur numrin e të papunëve.8 Kryeministrat e periudhes postkomuniste jane paditur në Prokurorine e Pergjithshme nga nje banor i qytetit te Durresit.Nikoll Prenga, nje vit me pare ka depozituar padi ndaj të gjithë krereve te qeverise pas viteve ‘90, perfshire dhe kryeministrin aktual Edi Rama, per demet qe i jane shkaktuar vendit që nga shkaterrimi i uzinave, vjedhja e floririt e deri tek papunësia.Kerkesa e Prenges po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, ndersa deri tani jane zhvilluar 6 seanca gjyqesore, pa praninë e asnjë prej të paditurve.Ky është rasti i parë që një qytetar padit të gjithë krerët e qeverive post-komuniste, për dëmet që i janë shkaktuar vendit.[caption id="attachment_573522" align="alignnone" width="973"]padia Ne foto : Nikoll Prenga[/caption]/Oranews.tv/