Ndërprerja e energjisë elektrike pezullon 40 minuta mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Debatin e nxehtë mes anëtarëve të Këshillit të Tiranës në mbledhjen e tyre të tretë e ka ndërprerë OSHEE per rreth 40 minuta me radhe.Mbledhja e Këshillit është dashur të pezullohet përkohësisht rreth orës 18:09 si rezultat i ikjes së energjisë në sallë.Ndërprerja e energjisë erdhi kur po diskutohej mbi administrimin e digës tek Liqeni, ndersa arsyet mbeten ende te paqarta.Një nga pikat më të diskutueshme të rendit të ditës është masa ndëshkuese për dëmtuesit dhe zaptuesit e hapësirave publike të Tiranës.Kryebashkiaku, Erion Veliaj u shpreh se ligji i ri parashikon gjoba për efekt kontrolli të pronës publike dhe kush dëmton pronën publike.Por, këshilltarët e djathtë kundërshtuar me pretendimin se nuk janë respektuar afatet ligjore për ndryshimin e ligjit.