Realizohet udhëtimi i parë në gjurmët e rrugës antike, Via Egnatia

Sikundër dhe kishte paralajmëruar më herët, Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Universitetin e Venecias ka ndërmarrë të parin udhëtim në gjurmët e rrugës antike, Via Egnatia.Ky udhëtim i paraprin një projekti ambicioz për shndërrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik.Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në fb foto nga ky udhëtim, duke e vlerësuar si një tjetër mundësi për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj si dhe për ta parë këtë rast si një burim për ekonominë e vendit.Rama: “Del nga ferrat dhe pluhuri i harresës Via Egnatia, një nga 10 rrugët antike të cilësuara si më te rëndësishmet në botë, e cila lidhte Perëndimin me Orientin përmes Durrësit e Konstandinopojës. Duke ndjekur modelet europiane të itinerareve historike si Via Frangigena apo itineraret e Santiago de Compostela, Via Egantia do të transformohet në një arterie të jashtëzakonshme turisitike me një impakt të madh në ekonominë dhe mirëqenien e zonave rurale të cilat i përshkon. Këto foto sjellin pamje nga turi i parë njohës i studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Venecias me këtë trashëgimi të çmuar tonën”.40 30 20 300 200 100 90 80 70 60 50