Kryeministria: Në arbitrazh OSHEE nuk përmend Metën si përfitues

Një artikull i botuar në rrjetin investigativ të gazetarëve të ballkanit është marrë për referim nga kryetari demokrat Lulzim Basha për të hedhur akuza në adresë të kryetarit të kuvendit.  Akuzat e artikullit të BIRN janë përgënjeshtruar nga kryeministria e cila siguroi që emri i Ilir Metës nuk është përmendur në këtë aferë korruptive.Lulzim Basha: Kompania DIA e Ismailajt u krijua enkas për këtë biznes, për të mbledhur borxhet e CEZ, sipas Agjensisë së njohur BIRN, me lobimin e drejtpërdrejtë të Ilir Metës. Avokatët e qeverisë shqiptare kanë zbuluar se firma e mikut të kryetarit të Kuvendit ka përfituar miliona euro, dhe një pjesë të parave e ndante me Ilir Metën.Ka mjaftuar citimi që kryetari i PD Lulzim Basha i ka bërë artikullit të rrjetit investigativ BIRN që të vijë edhe përgënjeshtrimi i kryeministrisë.  Në një njoftim të orëve të vona të 3 shtatorit, Drejtoria e Komunikimit pranë Qeverisë shqiptare, sqaron se nuk ka asgjë të vërtetë në pretendimin që ngrihet nga rrjeti i gazetarëve investigativ të ballkanit duke e përgënjeshtruar atë.Sipas kryeministrisë kryetari i kuvendit Ilir Meta nuk është përmendur në këtë aferë korruptive .Përmes një komunikate për mediat Drejtoria e Komunikimit prane Qeverise shqiptare, sqaron se “Ne daten 27 Gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kerkuar nje koment te Kryeministrit te Republikes lidhur me disa pretendime, te pashoqeruara me fakte, qe gazetarja ngrinte per Kryetarin e Kuvendit”.Per te verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i eshte drejtuar zyrës së Avokatës se Shtetit, e cila është vënë në kontakt me studion ligjore “Clifford Chance”.Sipas Kryeministrisë, perfaqesuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer këtë përgjigje:“Ndryshe nga ajo qe disa gazetare duket se pretendojne, OSHEE ne deklarimet e ceshtjes ne arbitrazh kunder DIA Ltd nuk ka permendur emrin e zotit Ilir Meta si perfitues i transfertave bankare apo ndonje praktike tjeter korruptive qe lidhet me marreveshjen per mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd.rom”.Më parë reagoi dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së.Cfare deklaroi Basha - Kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta si përfitues i shumave të vjedhura nga kompania e Kastriot Ismailaj, e kontraktuar për mbledhjen e borxheve të CEZ.“Avokatët e qeverisë shqiptare kanë zbuluar se firma e mikut të kryetarit të Kuvendit ka përfituar miliona euro, dhe një pjesë të parave e ndante me Ilir Metën. Faktet janë publikuar. Dosja është e plotë. Çështja është shumë serioze.Siç shprehet avokatja e qeverisë shqiptare Clifford Chance, hetimi mund të zbulojë skemën më të madhe të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri.Korrupsioni, marrja e rryshfetit, përvetësimi i miliona eurove është kthyer në normë sjellje e Ilir Metës dhe Edi Ramës, është bërë zakoni i tyre. Por kjo është e papranueshme për ne, është e papranueshme për qytetarët shqiptarë” tha Basha.kryeminisrtia/Oranews.tv/