Vetëvritet me një plumb në gojë polici, qëlloi veten me armën e shërbimit
Një efektiv i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Berat, ka vrarë veten mbrëmjen e 3 shtatorit 2015 me armën e punës.Ngjarja ka ndodhur rreth orën 21:00 në periferi të lagjen "Çelepias", në zonën e quajtur "Zona e Remës".Efektivi i policisë, Ilir Nano, 41-vjeç, bashkëjetonte prej disa vitesh në lagjen Çelepias, pas divorcit me gruan e parë, me të cilën kishte edhe dy fëmijë që jetojnë me nënën në qytetin e Poliçanit.Mësohet se Nano ka dalë nga banesa pasditen e djeshme, duke marrë me vete edhe armën e shërbimit. Familjarët e tij, të shqetësuar pasi e kanë parë të marrë armën dhe nuk po kthehej në shtëpi, kanë dalë për ta kërkuar, por nuk e kanë gjetur.Më pas ata janë njoftuar nga disa banorë që e kishin parë të shtirë në afërsi të Remës dhe të mbuluar me gjak.Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Berat dhe Prokurori i Rrethit.Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe hetimeve paraprake, policia ka konfirmuar se efektivi Nano është vetëqëlluar me një plumb pistolete në gojë.Të njëjtat burime bëjnë me dije se nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe se po punohet për zbardhjen e tyre.Trupi i pajetë i efektivit Nano është përcjellë më pas në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit për t'ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.[caption id="attachment_573870" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Vendi i ngjarjes[/caption]/Oranews.tv/