Të ikurit e dëshpërimit, solidariteti i shqiptarëve, popull refugjatësh

Shqiptarët janë popull refugjatësh. Të detyruar në historinë 103 vjeçare të shtetit të tyre të ngrenë plaçkat mbi supe dhe të marrin rrugët e botës.Kanë ikur të pasurit, të varfrit, intelektualët, politikanët, qytetarët. Ndër vite kemi prodhuar lëndë të parë duke vënë në provë mikpritjen dhe solidaritetin e popujve të tjerë.Shqiptarët janë popull refugjatësh. Të detyruar në historinë 103 vjeçare të shtetit të tyre të ngrenë plaçkat mbi supe dhe të marrin rrugët e botës.Kanë ikur të pasurit, të varfërit, intelektualët, politikanët, qytetarët. Ndër vite kemi prodhuar lëndë të parë duke vënë në provë mikpritjen dhe solidaritetin e popujve të tjerë.Drama e ditëve të fundit e të dëshpëruarve të ikur nga lufta në Siri është e dhimbshme, e prekshme, tronditëse, më e madhja që pas Luftës së Dytë Botërore.Fotoja e vogëlushit të mbytur bashkë me të vëllanë dhe të ëmën janë klithmë dëshpëruese për shoqëritë e ashtëquajtura të zhvilluara.Jeta e këputur padrejtësisht e Ajlanit 3 vjeçar është dëshmia therëse e dështimit të komunitetit ndërkombëtar ndaj një regjimi që po vret njerëzit e tij.Viktimat e gjallë dhe të vdekur, të krizës së fundit të refugjatëve janë në ndërgjegjen e perëndimit dhe indiferencës ndaj padrejtësive në pjesë të ndryshme të globit.Ajlan mund të ishte edhe fëmija im dhe yti që po e ndjek si spektator i ftohtë përpjekjen për të gjetur vdekjen e sigurt, duke i ikur vdekjes së pritshme.Transmetimi dhe postimi në rrjetet sociale i fotos së ëngjëllit të larguar përpara se të arrinte prehërin e hallës në Kanada është padyshim sensibilizues, por ndoshta pak i tepruar dhe thellësisht i dhimbshëm.Fotoja e vërtetë që duhet shpërndarë është ajo e përgjegjësve të kësaj tragjedie. Arkitektëve të vdekjes në shekullin e 21-të. Ata duhen demaskuar, ndëshkuar dhe poshtëruar.Ne shqiptarët, prekemi ndoshta më shumë se gjermanët apo francezët nga këto pamje. Ikja ka mbetur një alternativë më e mirë se qëndrimi në vendin ku kanë lindur për një pjesë të mirë të shqiptarëve, ende.Ndaj dhe solidariteti me refugjatët e kësaj krize duhet të kishte qenë më domethënës, më konkret.Qeveria shqiptare mund të kishte akorduar një ndihmë qoftë edhe simbolike financiare në vendet pritëse të refugjatëve, në respekt të çdo të larguari që sot është sirian, afgan, iraken apo edhe kuksian.Sot, çdo sirian është edhe shqiptar. Sot, jemi të gjithë refugjatë, në mos me trup, me mendje.[caption id="attachment_571438" align="alignnone" width="650"]ilva tare Ne foto: Ilva Tare[/caption] /Oranews.tv/