Kriza me mishin dhe qumështin, fermerët fracezë “pushtojnë” Parisin me traktorë
Fermerët francezë kanë protestuar në Paris duke i kërkuar qeverisë të bëjë më shumë për zgjidhjen e krizës që ka pushtuar sektorin e mishit dhe qumështit. 1 500 traktorë vërshuan në rrugët e Parisit, duke shkaktuar kaos dhe trafik në kryeqytetin farncez.Kjo protestë pason një sërë të tjerash të organizuara gjatë mujave të verës nga fermerët pas uljes drasike të çmimeve të produkteve bujqësore.Qeveria njoftoi një paketë ndihme në korrik , por sindikata më e madhe e fermerëve të Francës thotë se masat janë të pamjaftueshme për të ndihmuar fermerët dhe pasojat me të cilat ata përballen pas embargos ruse mbi produktet perëndimore.Ata gjithashtu shohin si problem afatgjatë konkurencën e lirë e të pandershme nga të huajt dhe fuqinë negociuese me supermarketet .Kryeministri i vendit, Manuel Valls, u takua me një delegacion të zyrtarëve të sindikatës së fermerëve, ku premtoi masa konkrete financiare në ndihmë të fermerëve dhe produkteve të tyre.Franca ka gjetur pak mbështetje nga anëtarët e tjerë të BE-së në Evropën Jugore për masa shtesë për të ndihmuar fermerët e qumështit, duke pasur parasysh rënien drastike të tregut.Ministri francez i Bujqësisë, Stephane Le Foll, i propozoi homologut te tij gjerman një marrëveshje të re mbi bujqësinë dhe politikat e tregut të përbashkët, por nuk arritën të binin dakord.
