Kriza e emigrantëve, Vuçiç dhe Merk thirrje për zgjidhje europiane

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Ministrja e shtetit të Bavarisë për Çështjet Europiane, Beate Merk, kanë bërë thirjje për një zgjidhje europiane të çështjes së emigrantëve gjatë vizitës së tyre në një kamp strehimi në veri të Serbisë.Vuçic dhe Merk ecën rreth e qark kampit të vendosur në Kanjiza, një fshat vetëm disa kilometra nga kufiri me Hungarinë, në të cilin janë strehuar klandesitinë kryesisht sirianë të cilët udhëtojnë drejt vendeve perëndimore të Europës.Kampi është një nga stacionet e të ashtuquajturës “Rrugë Ballkanike”, ku mijëra aemigrantë vijnë nga Greqia pastaj kalojnë në Maqedoni dhe Serbi, me qëllim kalimin e Hungarisë dhe më pas AQustri dhe destinacion final Gjermaninë.Merk deklaroi se të 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të jetën gati për të pritur refugjatë dhe të mos lënë të gjithë barrën vetëm për disa vende siç është bërë deri tani.Edhe kryeministri Vuçiç ka shprehur nevojën emergjente për një plan gjithpërfshirës për emigrantët, duke u shprehur se pas 15 shtatorit, kur Kryeministri hungarez Orban të ndryshojë rregulloren, situata do të jetë shumë e rëndë.Vetëm të mërkurën në kampin Kanjiza arritën 1.700 emigrantë, por ata qëndrojnë vetëm disa orë për tu nisur më pas drejt kufirit hungarez. Që prej ngritjes së këtij kampi tre javë më parë, në të kanë kaluar 29.000 klandestinë.