Fëmija sirian: Ndaloni luftën në Siri e ne nuk vijmë në Europë

“Ndaloni luftën në Siri dhe ne nuk vijmë”.  Komentet e një fëmije të shoqëruara nga shikimi i sigurtë i djalit drejtuar një polici në Hungari po bëhet virale në rrjetet sociale. Djaloshi, Kinan Masalmeh ndodhet i bllokuar në stacionin e Budapestit në Hungari.Mes kaosit dhe protestës dëgjohet zëri i tij: “Policia nuk i do sirianët në Serbi, Maqedoni, Hungari apo Greqi. Ndaloni luftën e ne nuk vijmë në Europë. Siria ka nevojë për ndihmë”.Fjalët që djali i tha policit hungarez u regjistruan në mikrofonin e Al Xhazirës. femija ne siri/Oranews.tv/