Italia arreston 2 skafistë klandestinësh, në Turqi kapen 4 skafistët e anijes së Ajlan
Itali/ Policia italiane ka arrestuar në Rexhio Kalabria dy nënshtetas egjiptianë Assaf Abouhadid Salal 25 vjeç e Arafa Alì 27 vjeç si skafistët e udhëtimit të 106 emigrantëve që dy ditë më parë zbarkuan në portin e Rocella Jonica në rajonin e Kalabrisë.Identifikimi i tyre u bë falë punës hetimore të forcave të rendit si dhe të bashkëpuimit e dëshmive të emigrantëve. 106 emigrantët ishin nisur 19 ditë më parë nga Aleksandria e Egjiptit për të mbërritur në brigjet italiane më 1 shtator. Për këtë udhëtim ata kishin paguar 3500 doëlarë për person.[caption id="attachment_573379" align="alignnone" width="805"]
Ne foto: Dy skafistet e arrestuar, Arafa Alì 27 vjeç dhe Abouhadid Salal 25 vjeç[/caption]Turqi/ Gjithashtu po sot agjensia e shtypit turke Dogan ka informuar se autoritetet turke kanë arrestuar 4 persona të dyshuar si skafistët e anijes ku gjeti vdekjen dhe vogëlushi 3 vjeçar i gjetur i mbytur në brigjet e Bodrumit në Turqi, fotografia e të cilit u kthye në simbol të kësaj tragjedie.Katër personat e arrestuar janë me kombësi siriane e të moshës 30-41 vjeç. Sipas agjensisë mediatike turke të katër skafistët janë përpjekur të dërgojnë emigrantët nga Turqia drejt Greqisë. Ata janë arrestuar në Bodrum në plazhin Gumbert ndërsa po tentonin të largoheshin në bordin e një gomoneje.