Gjobat e reja të Bashkisë së Tiranës, digën e Liqenit kalon tek Ujësjellësi
Kush do të ndotë ose zaptojë hapësira publike në Tiranë do të paguajë shtrenjtë. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar propozimin e kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj për shumëfishimin e masave të gjobës. Mbledhja maratonë u shoqërua me debate të forta edhe për çështjet e tjera në rendin e ditës dhe një ndërprerje energjie në sallën e parlamentit lokal të Tiranës. Qytetarët e Tiranës do të paguajnë katërfish më shtrenjtë nëse dëmtojnë hapësirat publike. Pas një mbledhje maratonë prej gati 5 orësh, (3 shtator 2015) këshilli bashkiak miratoi masa ndëshkuese për dëmtuesit dhe zaptuesit e hapësirave publike, duke marrë dhe aprovimin e opozitës.Dalipi: Bravo zoti Olli, ju falenderoj shumë”Sikurse pritej katërfishimi i gjobave ka ngjallur mjaft debate të forta. Këshilltarët e djathtë u shprehën mjaft mosbesues nëse gjoba do të ndikonte në parandalimin e vandalizimit të qytetit.”Politika juaj e gjobave të forta nuk funksionon dhe nuk garanton” tha këshilltari Kreshnik Çollaku duke treguar një foto që është bërë paraditen e 3 shtatorit ku një burrë duket se urinon pranë Bankës së Shtetit.Kryebashkiaku Veliaj tha se PD-ja duhet të votojë këtë pr/vendim dhe të distancohet nga zhuli.“Kush prish pemët dhe stolat e qytetit do të paguaj” tha Veliaj, duke vënë në dukje se në këto 30 ditë Bashkia e Tiranës ka performuar mirë, për të rregulluar dhe përmirësuar gjërat, në drejtim të pastërtisë dhe shërbimeve për komunitetin.Pjesë e diskutimeve ka qenë dhe Ujësjellësi në Tiranë të cilin kryebashkiaku Veliaj e cilësoi të paaftë për të furnizuar me ujë kryeqytetin, madje duke lënë pa ujë dhe vetë bashkinë."Sot kemi një Ujësjellës të paaftë të çojë unë në kryeqytet. Për turp sot edhe bashkia e Tiranës ka qenë pa ujë", tha VeliajFurnizimi me ujë nuk ka qenë i vetmi ngërç. Ndërprerja e energjisë elektrike bëri që mbledhja të shtyhet për 30 minuta.Ndërkohë këshilltarët kanë miratuar edhe pagesat për personat me aftësi të kufizuara dhe kalimin e digës së liqenit Artificial nën administrimin e ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.Kryebashkiaku, Veliaj tha se diga e Liqenit Artificial të Tiranës është një objekt i rëndësisë së veçantë që kërkon mjete dhe asete për tu menaxhuar, gje te cilen mund ta beje Ujësjellësi. Ky vendim nga ana tjetër shtoi Veliaj, vjen në mbrojte të digës edhe nga ndërtimetGjobatKategoria e parë :-Për dëmtim, çarje dhe ndotje rruge 100 mijë lek, plus dëmin 40.400 lekë për çdo metër katror-Për dëmtim, çarje, ndotje trotuari 100 mijë lek, plus 31.500 lekë për çdo metër katror trotuar të dëmtuar-Për dëmtim bordure 100 mijë lek plus 20.500 lekë për çdo metër linear të dëmtuar-Për dëmtim, bllokim pusete 100 mijë lek plus 110 mijë lek për çdo copë pusete të dëmtuar-Për vjedhje të zgarës 110 mijë lek për çdo copë zgare të vjedhur-Për vjedhje kapak pusete 100 mijë lek plus 188 mijë lek për çdo kapak pusete të vjedhurKategoria e dytë:-Lidhjet e pamiratuara në rrjetin ajror 200 mijë lek plus 130 mijë lek për lidhje-Dëmtimi i shtyllave 200 mijë lek plus 520 mijë lek për çdo shtyllë të dëmtur-Dëmtimi i ndriçuesve të qytetit 200 mijë lek plus 420 mijë lek për çdo ndriçues të dëmtuar-Përdorimi i shtyllave si suport reklamë 200 mijë lek plus 340 mijë lek copë për çdo reklamë të ngjitur në shtyllë në mënyrë të paligjshme-Dëmtimi i rrjetit ajror nga punimet pa leje 200 mijë lek plus 520 mijë lek-Ndërhyrje në kuadrot e komandimit për ndriçimin publik 200 mijë lek plus 420 mijë lek copa për çdo shtyllë ku ke dëmtuar kuadrin e komandimitKategoria e tretë e gjobave për ujin:-Lidhjet e pamiratuara në tubacionet e ujit 200 mijë lek plus 230 mijë lek për çdo metër linear ndërhyrje-Dëmtimi i pusetave të kanalizimit 200 mijë lek plus 110 mijë lek për çdo copë pusete që ke dëmtuarDëmtimi i hapësirave të gjelbra :Gjoba për të gjitha kategoritë e dëmeve 200 mijë lek, por për çdo metër katror që ke dëmtuar aplikohen këto tarifa:-Rehabilitimi i 1 metër katror sipërfaqe bari tapet e dëmtuar 10 mijë lek për çdo metër katror që i ke dëmtuar barit të qytetit-Rehabilitimi për 1 metër katror sipërfaqe lule sezonale 63 mijë lek për çdo metër katror që i ke vandalizuar-Përveç gjobës 200 mijë lek rehabilitimi për një copë shkurre dekorative është në moshën 5-vjeç e poshtë 39 mijë lek për çdo shkurre dekorative që qytetarët kanë paguar me taksat e tyre dhe që dikush nga ata që ju mbroni e ka vandalizuar-Rehabilitimin e një copë shkurre dekorative nga 5-10 vjeç, pra kur investimi ka qenë më i madh 58 mijë lek copa mbi 200 mijë lekëshin e gjobës.-Rehabilitimi i një cope shkurre dekorative mbi moshën 10 vjeç 78 mijë lek dëmi, mbi 200 mijë lekëshin e gjobës-Rehabilitimi i çdo peme që këputet apo drurit që dëmtohet 200 mijë lek dhe për çdo dru dhe pemë deri në moshën 5 vjeçare, 189 mijë lek copa-Rehabilitimi i çdo druri dekorativ nga 5-10 vjeçare 283 mijë lek dëmi, mbi 200 mijë lekë gjobën-Për vendosjen e posterave pa leje 200 mijë lek- Për çdo copë posteri në pemë 5000 lek-Për çdo dëmtim të fasadës 200 mijë lekë gjoba, paguhet edhe 32 mijë lekë për metër katror që i ke dëmtuar fasadës së qytetit.- Për vendosje tabelash, pankarta pa leje 200 mijë lekë gjoba dhe 43 mijë lekë për metër katror që ke dëmtuar e meqë e përmendët.- Për të gjithë ata që urinojnë, pështyjnë, hedhin mbeturina mbi tokën e shenjtë të qytetit të Tiranës 200 mijë lekë gjoba e unifikuar
/Oranews.tv/