Rrjedhja e bombulës së gazit djeg banesën, dëme të shumta materiale

Rrjedhja e një bombule gazi dyshohet si shkak për zjarrin që përfshiu pasditen e sotme një apartament në një pallat pranë shkollës “Bajram Curri” në Tiranë.Për fat të mirë, ngjarja nuk shkaktoi të plagosur por vetëm dëme materiale, të cilat sipas familjes së prekur janë të larta.Për të vënë nën kontroll flakët u angazhuan 2 makina zjarrëfikëse. 9 /Oranews.tv/