E ndihmoi shokun në vrasjen e të dashurës në 2011, ekstradohet nga Gjermania

Është ekstraduar sot nga Gjermania, Euxhen Muka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin Nr.615, datë 17.09.2014 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë“Arrest me burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”e kryer në bashkëpunim.Ngjarja ka ndodhur më 5 qershor 2011, rreth orës 13:30, Lefter Keçi i ndihmuar dhe nga 30 vjeçari Muka ka vrarë me armë zjarri pistoletë të dashurën e tij Rolanda Kaja (në foto), trupi i pajetë i të cilës është gjetur pesë ditë më pas, në një kanal uji përgjatë rrugës për në Ishëm.Nga hetimet e kryera rezultoi se viktima, nene e dy femijeve,  ishte rrëmbyer, keqtrajtuar dhe madje i ishte injektuar mbidozë droge. Ndërsa sipas ekspertizës mjeko-ligjore, është qëlluar edhe me pistoletë.Shkak për krimin ishte xhelozia e Rolandës për Keçin dhe borxhi prej 20 mijë eurosh që ajo pretendonte se ai i kishte nga puna e saj e ushtrimit të prostitucionit për llogari të tyre.Euxhen Muka tashmë ndodhet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale,Tiranë.Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.Ndërkohë Lefter Keçi është ekstraduar nga Italia më datë 13.02.2014 dhe vuan dënimin penal.