Aksident në Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugët dytësore të kryeqytetit.Aksidenti erdhi si pasojë e përplasjes së një automjeti me një çiklomotor ku udhëtonin dy bashkshortët që u plagosën rëndë.Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Sadik Petrela” dhe mësohet se shkak i tij ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit tip benz, me targë, DR 6990 D.Dy të plagosurit mësohet se udhëtonin pa kaska mbrojtëse, çka edhe ka qënë shkaku i plagosjes së rëndë.aksidenti /Oranews.tv/