Grafite “Vdekje për shqiptarët” në Kërçovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2013, 08:25
Grafite me përmbajtje antishqiptare janë shkruar dy ditëve të fundit në qytetin e Kërçovës. “Vdekje për shqiptarët” janë fjalitë e shkruara përmes grafiteve në disa pjesë të qytetit, informon INA.Kjo situatë është nxitur pasi komunën e Kërçovës e fitoi kandidati shqiptar Fatmir Dehari.Grafitet nuk janë kursyer edhe në objektet e tregëtarëve shqiptarë.Këto mesazhe janë shkruar vetëm një ditë pas vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski në Kërçovë, ku ai porositi se vëmendja e veçantë do të mbetet për këtë komunë dhe se ajo ka qenë dhe do të jetë Maqedoni.