Maqedonasit ankohen për parregullsi të zgjedhjeve në Kërçovë

Maqedonasit nuk mund t`ia lejojnë vetes që komunën e Kërçovës ta drejtoj një shqiptar.Partitë maqedonase po ndjekin një tjetër rrugë ndoshta për ta do të mund të ndryshonte fituesin. Ata janë ankuar për parregullsi lidhur me procesin e votimit në shtatë qendra votimi në Kërçovë.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vendosë në një afat prej 48 orësh lidhur me këto dhe ankesat e parashtruara të partive të tjera.  VMRO-DPMNE, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski ka parashtruar dy ankesa pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor lidhur me Kërçovën, ndërsa në total janë regjistruar 350  ankesa.Ndërkohë nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Subhi Jakupi deklaroi se, ankesat e partisë VMRO-DPMNE nuk e ndryshojnë fituesin në komunën e Kërçovës." Këtu nuk ka dhe argumente të fuqishme për parregullsitë në këto dy vendvotime, nuk do të ndikojnë në rezultat", deklaroi Jakupi.Në Kërçovë fitoi kandidati shqiptar për kryetar komune nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim me votat e të gjithë shqiptarëve të komunës dhe të emigrantëve të cilët erdhën posaçërisht për të votuar.