Ndalohet një tjetër kamion klandestinësh, gjenden fëmijë të sëmurë

Policia austriake ka gjetur 3 fëmijë në gjendje të rëndë që po udhëtonin në një kamion klandestinësh, ditën e sotme (29 gusht). / foto ilustrueseKamioni me 26 persona u ndalua në qarkun Braunau dhe shoferi rumun u arrestua pas ndjekjes, shkruan BBC.Personat që ndodheshin në kamion thuhet të jenë nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi.Zbulimi u bë vetëm pak ditë pasi në një kamion tjetër u gjendën 71 trupa personash të vdekur.Autoritetet austriake raportojnë se të tre fëmijët janë çuar në spital pasi vuanin nga dehidratimi i rëndë.Policia kishte kohë që e ndiqte kamionin dhe i bllokoi rrugën kur ai uli shpejtësinë.