Historia prekëse e babait refugjat që shiste stilolapsa, të cilit rrjetet sociale i ndryshuan jetën

Ishte pothuajse një tjetër tragjedi. Por me ndikimin e mediave sociale, një shitës anonim stilolapsash në Beirut të Libanit u kthye në një  histori suksesi.Kur Gissur Simonrason, një aktivist nga Oslo, Norvegji, postoi një foto javën e kaluar të një babai që shiste stilolapsa në rrugët e Beirutit ndërsa mbante në krahë vazjën e tij që e kishte zënë gjumi, rreth 6 mijë ndjekës“Është një foto shumë emocionuese,” tha Simonarson për CNN. “Mjafton të shikosh pamjen e fytyrës së tij dhe mënyrën si mban stilolapsat, sikur ato të ishin gjithçka ai ka në këtë botë”.Brenda disa orëve, kërkesat për ndihmë nga njerëz nga e gjithë bota për tregtarin në foto ishin të shumta.  Por Simonarson nuk e dinte se kush ky person ishte apo kush e kapi në fotografi.Këtu hyri në punë rrjeti social, me aktivistët që pyesnin njëri-tjetrin për gjetjen e shitësit anonym të stilolapsave.Pas dy ditësh kërkimi Simonarson gjeti Abdul-in. “Më në fund e gjeta,” shkroi aktivisti në Tëitter. “U desh shumë punë, por ia vlejti. Tani le ta ndihmojmë!”Shitësi i stilolapsave, baba i dy vajzave, ishte i tronditur kur mësoi se ishte bërë objekt i një kërkimi ndërkombëtar. Vajza e tij 4-vjeçare, që u pa duke fjetur në krahët e të atit në fotografi, u gëzua shumë dhe kërkoi të bënte një selfie me Carol Malouf, një nga aktivistet që ndihmuan në gjetjen e familjes.“Reem erdhi, më përqafoi dhe më kërkoi të bënim një selfie,” shkroi Malouf në tëitter. “Sa fëmijë i dashur. Një shtëpi modeste plot dashuri”.vazjaSimonarson krijoi një faqe për të marrë fonde duke u bërë thirrje përdoruesve të mblidhnin 5 mijë dollarë për familjen me tre persona në vështirësi.Brenda 30 minutave, faqja #BuyPens e arriti qëllimin. “Mendoj që kjo fushatë dëshmoi se njerëzimi nuk ka humbur akoma,” shkruante Simonarson.Ishte diçka e rrallë të shikoje një histori suksesi në mes të luftës civile në Siri që i ka marrë jetën të paktën 220 mijë njerëzve.Brenda 24 orëve, fondi për familjen e Abdul shkoi në 80 mijë dollarë.“Kur Abdul dëgjoi shumën, ai u shokua e filloi të qante,” tha Simonaarson. “Ishte kaq i emocionuar dhe vazhdimisht na falenderonte”.Abdul thotë se më në fund mund të çojë fëmijët e tij në shkollë. 35-vjeçari që më parë punonte në një fabrikë çokollatash thotë se me paratë e mbledhura do të ndihmojë edhe refugjatë e tjerë.Ai është një nga 4 milion refugjatët e regjistruar, që po luftojë për mbijetesë në Turqi, Jordani e Liban.shist CNbwmjGVEAABEqG CNRYIKZXAAEjDIQ 150828195100-tease-pen-seller-beirut---restricted-exlarge-169