Kuvendi pritet të nisë me debate, shqyrtohen 2 pr/ligjet e kthyera nga Nishani
Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë me debate të forta për shkak të projektligjeve dhe dekreteve që do të shqyrtohen në Kuvend. Fillimisht do të marrin vëmendje dy dekretetet e Presidentit për ligjin e turizmit dhe atë të arsimit të lartë të lajmëruara se do të rrëzohen nga shumica e majtë, për të vijuar me reformën në drejtësi dhe ligjin për dekriminalizimin.Kuvendi nis punën te hënën e 7 shtatorit për sesionin e ri parlmentar. Ky sesion pritet të jetë i nxehtë politikisht dhe kjo për shak të projektligjeve qe priten te diksutohen dhe qe kane shkaktuar shume debat.Fillimisht jane dy dekrete te Presidentit dhe 10 projktligje. Mazhoranca ndonëse gezon shumicë absolute, do të jetë në provën e kartonave për të rivotuar ligjet e kthyer mbrashpt për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës, ligjin e turizmit dhe atë të arsimit të lartë.Të dy ligjet mbajtën të ndezur debatin politik dhe gjatë muajit gusht, kur zyrtarisht politika dhe grupet e interesit pushonin.Kryeministri Edi Rama ishte i pari, por më pas dhe aletatët e tij në qeveri paralajmëruan votimin pa asnjë ndryshim të dy ligjeve të refuzuara si antikushtetuse nga kreu i shtetit Bujar Nishani.Por ne shtator pritet nje sesion i nxehte politikisht pasi eshte koha kur do te diskutohen ne Kuvend propozimet konkrete për dy reforma mjaft të rëndësishme, ate në sistemin e drejtësise dhe ligji i "dekriminalizmit".Mazhoranca dhe opozita po punojnë veç e veç per tu bashkuar ne tryezat parlamentare ne vjeshte. Reforma në drejtësi është cilësuar nga kryeminsitri Rama si detyra e fundit e Shqipërisë për të kerkuar me pas çeljen e negociatave per anetaresim.Ne shtator pritet te diskutohen edhe disa ndryshime ne kodin e punes dhe ne ate rrugor dhe projektligjet per sistemin e depozitave dhe lojrave te fatit, qe jane shoqeruar me kritika nga grupet e interesit.