20 viktima nga stuhia tropikale “Erika”, Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Stuhia Erika ka nisur të dobësohet tashmë që ka kaluar në Haiti dhe Republikën Domenikane, ndërkohë që po shpërndahet në drejtim të ishujve Bahamas, në veri të Kubës dhe Florida.Në rrugëtimin e saj stuhia e fuqishme ka shkaktuar të paktën 20 viktima dhe mbi 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Republikën Domenikane.Sigurisht si pasojë e ererave të forta dhe shirave, shumë vende janë paralizuar pas mbylljes së aeroporteve, anullimit të udhëtimeve me trena apo edhe mbylljes së institucioneve e shkollave.E diela është dita e frikshme, së cilës i tremben banorët e Floridas, pasi pritet që stuhia tropikale të ndalet aty.Guvernatori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të premten, pasi Erika goditi Karaibet, duke u afruar edhe më shumë në Florida, kurse banorët janë përgatitur me ushqime dhe sendet e nevojshme për tu mbyllur në shtëpitë e tyre gjatë ditëve kur rreziku është i lartë.Sipas Guvernatorit Skot, zonat më të ekspozuara ndaj stuhisë së fuqishme janë zonat në afërsi të bregut të Florisës, për të cilat shprehu edhe shqetësimin e madh të përmbytjeve.Ai u bëri thirrje banorëve, veçanërisht atyre që kanë lëvizur në Florida në këtë 10 vjeçar që prej uraganit Vilma - stuhia e fundit e madhe që goditi vendin në 2005, të ndjekin me vëmendje lajmet dhe të qëndrojnë të gatshëm për evakuim.