"Corriere della Sera": "Shqipëria vendi ku studionte Perandori Augusto"
"Shqipëria vendi ku studionte Perandori Augusto" është titulli i reportazhit të publikuar të premten në të përdishmen e njohur italiane "Corriere della Sera" e realizuar nga gazetari Karlo Baroni.Është një rrëfim historik-kulturor i Shqipërisë, përmes qyteteve tona, të cilat gazetari i quan me të drejtë "bukuritë e fshehura të fqinjëve tanë"."Dihet si funksion mes fqinjëve, e nis autori shkrimin e tij, bëhen thashetheme ,flet, grindesh. Mban mëri për një farë kohe e papritmas bëhesh mik. Kështu jemi ne e Shqipëria. Disa herë kemi qënë ne që i kemi bezdisur madje dhe i kemi pushtuar, disa herë të tjera kanë qënë shqiptarët që janë mbyllur. Vendi i shqiponjave është për italianët, si ajo shprehja "kam dëgjuar të thuhet. E pra ja vlen ta njohim më mirë.""Jo vetëm Durrësi e Gjirokastra, vendi i Shqiponjave është një kantier i vërtetë arkeologjik. Në Apollini Cezare Ottaviano perfeksionoi studimet në retorikë, në Butrint ka ndaluar Enea ndërsa arratisej nga Troja; Ja bukuritë e fshehura të fqinjëve tanë.... Sa e sa herë janë takuar Cezare e Pompeo në Durrahun antik. Këtu gjëndet një Amfiteatër për ta pasur zili gjithë skenat e botës. 20 mijë vende, më i madhi në Ballkan për epokën, e ka ende mjaft për ta zbuluar e gërmuar.Është e drejtë të kujtohet se Durrësi nuk ishte për romanët një nga shumë pikat në botë ku gjuha kryesore qe latinishtja. Këtu pra në Shqipëri ka studiuar në rini Ottavio Augusto, perandori i ardhshëm.E saktësisht në Apoloni në qytetin e themeluar nga grekët në nderim të perëndisë Apolo. Në Apoloni ai perfeksionoi retorikën, madje po në Apoloni qe kur u informuar mbi vdekjen e Cezares... E Augusto më pas u bë qëndra e universit.Po në Apoloni mund të vizitosh një nga ato muzetë enkas për arkeologët e rafinuar apo për turistin që nuk kënaqet me fletëpalosjen.Pastaj është Durrësi. Këtu muzeu duhet ende të përfundoj, por ajo cka shihet e ekspozohet ja vlen me cmimin e një udhëtimi. E c'të thuash, Shqipëria po bëhet vërtetë një Eldorado për Indiana Jones të kohëve të sotme...Në Shkodër ja vlen të vizitosh hotel "Tradita", një banesë e epokës otomane e vitit 1689, ristrukturuar në hotel e restorant. Gjëndet në zemër të qyteti e ndërtuar në pjesën më të madhe me dru.Në Berat gjendet Hotel Mangalemi, i pozicionuar në lagjen myslimane "Magnalem" në kufi me lagjen ortodokse "Gorica". Pjata tradicionale është gjizë me mish viçi e djath të pjekur, shërbyer në një enë balte.Një minierë autentike është parko arkeologjik i Butrintit, pasuri e UNESKO-s. Këtu ka ndaluar Enea e ka mbërritur dhe Eleni, djali i Priamit, ndërsa arratiseshin nga Troja.Legjenda tregon se qyteti lindi për të nderuar perëndinë e Mjekësisë, Asklepi. E sigurt është se ishte një vend i modës. Pak si Ibiza o si në Kanë sot. Mondaniteti e kultura përziheshin mes tyre. Perceptohet dhe sot e gjen në këtë antikitet të mrekullueshëm. Tempulli, teatri, mozaiku. Skuadrat arkeolgjike po punojnë. Po dhe kjo është një histori më vete që ja vlen për ta treguar.Deri më vitet '70, rusët ishin partneri i vetëm kulturor i regjimit të Hoxhës. Këtë qytezë e viziton dhe Hrushovi që në vend që të emecionohej përballë madhështisë antike, i sygjeroi diktatorit shqiptar ndërtimin e një baze ushtarake nënujore....Ka disa vite që gërmimet arkeolgjike kanë nisur rregullisht e Shqipëria po zbulohet si një nga suprizat më interesante për mjaft studiues. E meqë ra fjala të parët që perceptuan potencialin kulturor të shqiptarëve qenë italianët, qysh në kohën e fashizmit kur Shqipëria qe pjesë e këtij Imperi.Yjet e UNESKO-sPjesa jugore e Shqipërisë ka merituar dy "yje" të UNESKO-s; Berat e Gjirokastër. Janë sinteza perfekte se si mund të qëndrojnë bashkë karaktere të ndryshme, bashkëjetesa me kultura, besime fetare e etni. Impakti i parë është ajo e një qyteti ballkanik ende me shijet e pushtimit otoman.Më pas zbulon një Manastir antik me ikona antike të epokës bizantine. I veçanti mbi të gjitha është mjeshtri Onufri, që përdorte një ngjyrë të kuqe që deri më sot asnjë nuk ka qënë i aftë ta riprodhoje me të njëjtën shkëlqim. Janë pasuri që gjatë revolucionit kulturor të Enver Hoxhës rrezikonin të mbeteshin vetëm në kujtesën e atyre që ka mundur t'i shohe.Ekziston dhe kisha natike e kthyer në një magazinë, merkat, sallë lojërash. Por ja që Berati është dhe ky. Ngre sytë e sheh majën e minareve e kryqet e kishave, të ndara veç nga një rrugë. Rrugët tatëpjeta, aromat të kujtojnë Lindjen e Mesme, tingujt nuk janë të njëjtë me askënd në botë...Fashistë e komunistë, të gjithë për të vjedhur një copë tokë e për t'i shlyer shpirtin një vendi që nuk po duronte më dot, e që kish mbetur pa forcë e pa krenarinë për të thënë mjaft.Gjirokastra ishte një gjë e tillë. Këtu lindi drita e hija. Ismail Kadare, poeti, shkrimtari, zëri i një vendi e Enver Hoxha, diktaori që mbajti mbyllur Shqipërinë për një gjysëm shekulli larg histroisë e sensit të mirë.Shpirti luftarakShqipëria që shikon drejt Europës, por që dhe ka frikë të gllabërohet nga Bashkimi Europian. Frika e humbjes së identitetit së bashku me dëshirën për të mos mbetur më vetëm. Shpirti luftarak që të përpin në cdo kthesë të vendit, pamja e gdhendur e heroit kombëtar Skënderbeu. Mjekra e shpeshtë e tij madje dhe në statuja e buste bronzi. E gjen dhe në etiketat e konjakut më të mirë të zonës...E më pas Shqipëria që shtrihet drejt detit në një vend që quhet Vlora, me ndërtesa të reja plot tabela dyqanesh që kërkojnë hapërsirë. Plazhet që tentojnë të shpikin një turizëm për një ekonomi që kërkon vetëm zhvillim. Vlora, kryeqyteti i parë i Shqipërisë, vendi më i sigurt për të shpallur pavarësinë e cila nuk mund të shtyhej më... Vlora ishte Shqipëria e re, para Tiranës, kryeqytetit të vendosur më vonë... Tirana është vendi ku mund të eksperimentosh të nesërmen, me ndërtesat e Ministrive në stilin fashist, rrugët e gjera e presionin që të çon më lart se sa teleferiku nga ku shihet nga lart i tërë qyteti. E gjithçka të duket e mundshme. Ashtu si Teutës, Mbretëreshës ilire.