PD grup punë për verifikimin e prishjeve të banesave
Ankesat në rritje të qytetarëve për prishjen e padrejtë dhe në mënyrë selektive nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka çuar PD në vendimin për të ngritur një grup pune për të verifikaur çdo rast në të gjithë vendin.Kreu i selisë blu Lulzim Basha ka firmosur urdhërin për këtë qëllim dhe pritet që aksioni të nisë nga data 1 shtator me synimin e përllogaritjes së dëmit ekonomik, social dhe mjedisor.a-Dokumenton dhe përllogarit dëmin ekonomik të shkaktuar nga prishjet e ndërtimeve në Republikën e Shqipërisë gjatë periudhës shtator 2013 dhë në vazhdim.b-Dokumenton me përgjegjësi dhe rast pas rasti paligjshmëritë dhe selektivitetin lidhur me prishjet.c-Vlerëson ndikimin e prishjeve në mjedisin përreth dhe në shëndetin e komunitetit.Grupi i punës do të ketë 12 anëtare dhe do të jetë në varësi të departamenteve. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me strukturat e PD në 61 njësitë e qeverisjes vendore.Me marrjen e pushtetit në vitin 2013 qeveria Rama ndërrmori një aksion të gjerë në të gjithë vendin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Nga ajo kohë opozita e ka kundërshtuar fort ndërhyrjen duke e konsideruar selektive.