Rezultonte e zhdukur prej 5 ditësh, gjendet në Kamëz 18-vjeçarja nga Këlcyra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2015, 14:50
Gjendet në zonën e Kamzës, Ruze Spahiu, e cila figuronte e zhdukur prej 5 ditësh.18-vjeçarja mësohet të ketë rrëfyer në polici se nuk ka pasur asnjë problem dhe se është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia.Rasti i të resë nga Këlcyra u bë publik një ditë më parë.Nëna e saj rrëfeu për Ora News se Ruzja u kishte thënë se do të shkonte në një ditëlindje të shoqes “Anxhela”, të pakten kështu ju tregonte e bija sa herë fliste, por prinderit nuk e njohën asnjëherë.18-vjeçarja prej dy vitesh ishte e fejuar me një djalë nga po ky fshat dhe më datën 10 tetor do të martoheshin.